1 i vrarë dhe mbi 10 të lënduar me thikë në javën e fundit

3 adoleshentë mbetën të plagosur me thikë mesditën e kësaj të premte në Shkodër në lagjen “Qemal Stafa” pranë gjimnazit 18 Nëntori. Ngjarja u shënua pas një sherri, i cili dyshohet të ketë nisur për motive banale.

Të rinjtë u dërguan në spital, ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje më të mirë, ndërsa i treti ka marrë lëndime më serioze. Autori i ngjarjes, sipas policisë është një 18-vjeçar i identifikuar si Aldo Hasani.

Javët e fundit janë regjistruar disa ngjarje të cilat kanë pasur të plagosur ose viktima me mjet prerës thikë. 4 ditë më parë një sherr në një lokal në zonën e Laprakës, çoi në plagosjen  e 3 personave.

Në Kavajë, ngjarja e rëndë me dy viktima, gjithashtu pati përdorim të thikës, teksa në Tepelenë bashkëshorti plagosi bashkëshorten. Ditën e djeshme dy të rinj mbetën të plagosur duke përdorur mjete prerëse në Durrës, ndërsa në mbrëmjen e së enjtes edhe në Shijak u regjistrua në tjetër ngjarje ku si mjet dëmtues është përdorur thika.  

Tv Klan