Rama: Kush nuk ka arritur objektivin duhet të hapë rrugën e reformimit të PS

Fjalimin e parë para deputetëve të rinj të dalë nga 25 Prilli, kryeministri Edi Rama e nisi me një paralajmërim për të gjithë ata që nuk ia zbardhën faqen PS-së në këto zgjedhje.

 Kush nuk e ka arritur objektivin duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër, kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj partie duhet t’ja lejë vendin dikujt tjetër”

Kongresin e jashtëzakonshëm, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta mbajë në ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.

 “Në 12 Qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëria 2030 dhe angazhimin e ri të kalendarit qeverisës”

Dora kundrejt PD-së vazhdon të jetë e shtrirë, por jo deri në pafundësi.

 “Nuk do presim PD-në, por jemi gati të bashkëpunojmë”

Nga çdo mundësi bashkëpunimi kryeministri Rama përjashton presidentin Ilir Meta, të cilit duket se i ka prerë biletën e shkarkimit.

 “Ilir Meta, personazh grotesk e anti-ligjor, do e shkarkojmë në bllok për të çminuar Presidencën”.

Me fitoren e një mandati të tretë nuk përmbyllet qëllimi i PS-së.

 Mesazhi im është të jeni gati për fitoren e ardhshme dhe atë të fitores më tej. Në zgjedhjet vendor dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Të kuptojmë ku dhe si duhet të ndërhyjmë për të reformuar më tej qeverisjen, strukturën e PS dhe vetë Shqipërinë”.

E përveçse para deputetëve të rinj, këto mesazhe kryesocialisti Rama i përcolli dhe para xhaketave të vjetra të PS-së që nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Një prej tyre Ditmir Bushati, marrëdhënia me të cilin shënoi kulmin e tensionimit para zgjedhjeve.

Klan News