Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Amerika ka zyrtarizuar dje votat e kolegjit elektoral të cilat i kanë dhënë presidencën Xhorxh W Bush. Kongresi Amerikan, nën kryesimin e zëvendës presidentit aktual Al Gore, ka numëruar dje votat kolegjiale të shteteve amerikane. Seanca e djeshme ka qenë një procedurë zyrtare, e cila kryet çdo katër vjet në përfundim të zgjedhjeve presidenciale.

Megjithëse gjithçka kishte marrë fund, nuk munguan replikat për numërimin e votave të Floridas. Është dashur shpesh herë ndërhyrja e zv/presidentit Gore për të mbyllur debatet. Pasi ka përfunduar numërimi i votave kolegjiale, Al Gore ka deklaruar se: “kandidati i Teksasit Xhorxh W Bush, ka fituar presidencën e SHBA”. Më pas ai ka uruar: “Zoti bekoftë presidentin e ri dhe gjithë Amerikën”.

Ndërsa presidenti, i cili zyrtarisht ka marrë votat kolegjiale, Xhorxh Bush është shprehur nga Teksas. “Jam i nderuar. Unë do të jem presidenti i të gjithëve, si atyre që më mbështetën edhe i atyre që nuk votuan për mua. Administrata ime do të mbështetet në atë që është më e mira për Amerikën” është shprehur presidenti i 43-të i SHBA./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori