Kongresi Francez i Turizmit vjen në Tiranë

Kongresi Francez i Turizmit vjen në Tiranë

15:59 06/10/2019

Klosi: Mundësi për të zgjeruar tregun shqiptar

Për herë të parë, 1 mijë agjenci turistike dhe tur operatorë francezë do të mblidhen në vendin tonë në  Kongresin Francez të Turizmit. Nga stenda e “Smile Albania” në Tiranë, ministri Blendi Klosi tha se kongresi është një mundësi për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me operatorët turistikë shqiptarë dhe zgjerimin e tregut shqiptar me tur operatorët francezë.

“E kemi shumë të nevojshme që aktivitete të tilla të realizojmë gjithmonë e më shumë në Shqipëri pasi njohja e Shqipërisë jo vetëm nga turistët por tashmë edhe nga tur operatorët dhe nga një numër i madh gazetarësh që do të shoqërojë këtë kongres, do të jetë një lajm shumë i mirë për zhvillimin e turizmit shqiptar dhe për targetimin e këtij turizmi në tregun francez të tregut shqiptar për një turizëm gjithpërfshirës francez”.

Sipas Klosit, ky kongres që do të mbahet në fund të muajit Maj, pritet të sjellë rritjen disafish të numrit të turistëve francezë që do të vizitojnë Shqipërinë.

Tv Klan 

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT