Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kongresi i 3 i Partisë Socialiste në seancen e sotme përmbyllëse ka legjitimuar listen prej 36 kandidatësh për antarë të komitetit të ri të përgjithshëm drejtues të PS. Me shumicë votash 420 delegatët kanë votuar për shtesën e nenit 15.7 të statutit socialist sipas të cilit konsiderohen të zgjedhur në KPD edhe fituesit me votim të thjeshtë në listë edhe pse nuk kanë marrë më shumë se gjysmën e votave të delegatëve të Kongresit.

Pas votimit pro shtesës të 36 anëtarëve në përbërje të ri të KPD, Kryetari i PS Fatos Nano ka vendosur thirrjen e këtij forumi nesër për të zgjedhur kryesinë e sekretarët e rinj të PS. Është vendosur organizimi i një konference kombëtare ku do zgjidhet kryefinancieri i partisë, komisioni i revizorëve dhe komisioni i garancive statutore.

Gjatë kësaj seance ju drejtua me një fjalim të shkurtër delegateve Kryetari i PS, Fatos Nano.

Fatos Nano, kryetari i PS:- “Dy javë më parë ne nuk u ndamë siç duhet me njëri-tjetrin nga kjo sallë. Emocionet e kuptueshme pas një procesi të vështirë por tejet demokratik zgjedhor, nuk na lejuan ta mbyllnim Kongresin tonë jo vetëm me entuziasmin e ligjshëm, por shkaktuan edhe shpërfilljene e një numti inisiativash politike e statutore që ju me votën tuaj dëshmuat se ishte e domosdoshme. Prania masive në këtë sallë sot është një përgjigje për ata që akuzojnë që kemi kryer një 26 Maj. Unë nuk kam ndërmend të demaskoj apo etiketoj grupe armiqësore brenda PS. Midis nesh nuk ka armiq, ka njerëz që mendojnë ndryshe. Ne nuk mund ti lejojmë vetes shfaqe intolernce dhe revanshi, pasi kemi premtuar barazi të shanceve dhe unitet Kombëtar të Shqipërisë”.

Kongresi i 3 i PS i ka mbyllur punimet me moton se në PS ka vend për të gjithë edhe pse një pjesë e bojkotuesve në këto 10 ditë mblodhën firma kundër mbajtjes se seancës së fundit të Kongresit të 3-të./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame