Qazim Meta dhe Rizvana Gjana, janë prindër të Grisildit 8-vjeçar me probleme autizmi. Ata thonë, se nuk ia regjistrojnë djalin në shkollën 9-vjeçare

“Kongresi i Manastirit”.

Qazim Meta, babai i Grisildit:

Unë jam drejtuar në emisionin “Stop” sepse kam një fëmijë autik. E kam trajtuar dhe në Gjermani dy vite rresht. Më pas nuk ma rinovuan lejen dhe më thanë që ta trajtoja në Shqipëri. Vi këtu asnjë lloj mbështetje. Unë e di që ekziston një ligj që fëmija duhet të shkollohet dhe trajtohet patjetër. Kam dërguar bashkëshorten tek shkolla “Kongresi i Manastirit” për ta regjistruar dhe na thanë për të bërë disa dokumente dhe ne i bëmë në kohë rekord, brenda një ditë, por kur shkova më tha drejtoresha që regjistrimet janë mbyllur. Nuk shikoj asnjë arsye pse duhet ta refuzojnë djalin. Ja kam kërkuar me shkrim arsyen e mbylljes së regjistrimeve. Kjo mbyllje unë nuk e kuptoj.

Nëna:

Unë dua ta dërgoj fëmijën në shkollë, të trajtohet njësoj me fëmijët e tjerë, pasi në shtëpi nuk mbahet.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkon bashkë me babain e djalit në Drejtorinë Arsimore të Tiranës, specialistja e së cilës, urdhëron drejtoreshën e shkollës, Etilda Muhaj, të regjistrojë Grisildin.

Specialistja:

Ti do të çosh vetëm dokumentacionin, që ka të bëjë me raportin mjeko-ligjor të fëmijës. Etilda, si kalon? Atëherë…, aaa e more emailin? Dakord! Prindi po të vjen tani, është këtu në drejtori arsimore. Po vjen tani dhe do të sjellë dokumentat dhe ndërkohë ti do të mbledhësh të gjithë informacionin për fëmijën dhe për rastet e  tjera, që të bëjmë vlerësimin për mësues ndihmës. Në rregull? Gjithë të mirat!

Specialistja:

Shko te shkolla dhe regjistroje djalin!

Qazim Meta, babai i Grisildit: 

Jam shumë i gëzuar dhe falenderoj pa masë emisionin “Stop”.Edhe fëmija im të mësojë si gjithë të tjerët.

Më pas gazetarja e emisionit “Stop” shkoi së bashku me babain e Grisildit në shkollën “Kongresi i Manastirit”, ku u takuan me drejtoreshën.

Drejtoresha:

Sot më ka ardhur e-maili, pasi fola dhe me drejtoreshën time dhe … Etilda duhet ta regjistrosh! Sot më ka ardhur e-maili, kështu që unë po ta regjistroj.

Kemi bërë një klasë enkas vetëm për fëmijët me AK. Do të vendosim tapet, lodra, lojra. Ka dhe mësuese ndihmëse. Nesër që në orën 7,30-8 pa një çerek sille këtu! Të prezantoj dhe me mësuesen ndihmëse, edhe me mësuesen.

Falë emisionit “Stop” Grisildi shkon në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë.

/tvklan.al