Partia Socialiste ka nisur sot punimet e Kongresit te saj elektoral. Në të do të prezantohet lista e kandidatëve socialistë për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës për zgjedhjet e 30 Qershorit. Kongresi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Taulant Balla: 

“Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë politike që mund të ofrojë modele të susksesshme. Në zgjedhje e 30 Qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh, por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërç artificial me djegien e mandateve.

PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësisë dhe anëtarësisë për të siguruar bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky Kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delegatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar në favor të vendit dhe qytetarëve”. 

Elisa Spiropali:

Kongresi ynë është ngjarja më energjike e mjedisit tonë jo vetëm politike, por dhe, akademike e qytetare. Sot e gjithë vëmendja se cfarë do të ndodhë me Shqipërinë është e gjitha me ne. Sepse ndryshe nga kundërshtari ynë, kurrë nuk e braktisim betejën dhe për asnjë çast nuk i lëmë në baltë ata që na kanë besuar. Jashtë mureve të kësaj salle ka plot shqiptarë që në 2017 na dhanë një mandat spektakolar, na dhanë besimin e tyre për të vazhduar rrugën e transformimit europian të Shqipërisë. Nga ky kongres do të dalim të përgjegjshëm, edhe më të motivuar për t’u rritur për të plotësuar nevojat e shoqërisë. Europa nuk është një rrugëtim diku jashtë, është një udhëtim për të rizbuluar veten, për të prekur rrënjët tona. Ne nuk e tradhëtuam kurrë interesin tonë kombëtar edhe kur na thoshin hiqni dorë nga lufta ndaj informalitetit se do humbisni vota, mos e nisni luftën me kultivmin e kanabisit. Për të mos folur për reformën në drejtësi që në fillim e përqeshëm, dhe më vonë e sulmuar egërsisht nga jashtë dhe brenda koalicionit tonë. Të gjitha i bëmë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Pushteti nuk merret me pazar, as me dhunë, por vetëm më votë. Shihemi në zgjedhjet lokale të Qershorit, ku do fitojmë edhe bashkitë që i mbani peng”.

Pjerin Ndreu: “

Ne, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e drejton qytetin e Lezhës prej 3 mandatesh. Ne duhet ta marrim në dorë dhe ta ndërtojmë nga fillimi. Prandaj 30 Qershori duhet të jetë pikënisja e ndryshimit të Lezhës duke dërguar atje investime të rëndësishme. Ne jemi njerëz të punës, ne nuk flemë gjumë, ne punojmë”.

Blendi Klosi:

Kanë qenë mendimet e qytetarëve, shkrimet e qytetarëve në platformë ato që shpëtuan pyjet e vendit tonë, shpëtuan masakrën në malin e Krujës. Prandaj ne jemi sot këtu, jemi kaq të fortë sepse mendojmë se në thelbin tonë është puna e denjë. E vetmja forcë politike që mund të sigurojë jetë të ndershme me punë të denjë është Partia Socialiste e Shqipërisë, është Edi Rama, është ky Kongres që do të sigurojë fitoren jo vetëm në qytetet e mëdha, por në çdo vend në Shqipëri në garën e ardhshme elektorale”.

Etilda Gjonaj:

 

“Në jemi partia që inicioni reformën më të rëndësishme, reformën në drejtësi. Rezultatet e reformës në drejtësi deri më tani është vetëm fillimi. PS është e vendosur për të bërë shtet. Gjatë këtij mandatit kemi pasur qytetarin aleatin kryesor që na mundësuar të kuptojmë pjesët dështuese të sistemit”.

Erion Braçe:

 

“Kemi humbur shumë kohë, por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Për shkak të sistemit ne nuk do të jemi të barabartë por përmes platformës, nuk ka rëndësi kush je, do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë. Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqiptarët që kërkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend”. /tvklan.al