Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, u shpreh se për mandatin e tretë, kërkon 800 mijë vota.

Këtë ai e tha duke pohuar se mandati i dytë nga PS arriti që të fitonte bindshëm, duke marrë votat më të shumta që ka marrë ndonjëherë në këto 30 vite.

Duke e nisur me disa fakte të thjeshta, të vërteta themelore që është mirë mos i harrojmë asnjëherë, si të vërteta që të paktën deri sot askush nuk i diskuton.

Fakti i parë është se PS sot është më e fortë se në 30 vjet. Kemi mbështetjen e një shumice që na kanë dhënë mandat ekskluziv, dhe me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë… jo në raport me konkurrentët, se këtë e ka bërë gjithmonë, por në raport me vetveten.

Ndaj detyra jonë është që në zgjedhjet e ardhshme të jemi  jo vetëm partia e parë, se do jemi pa diskutim, por të kemi mbështetjen më të madhe popullore që kemi pasur deri tani.

Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë të PS! Është e lehtë të thuhet, më e vështirë të bëhet, për më tepër kur në rrugën e 8 viteve, kur do na duhet të kërkojmë 800 mijë vota, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar”. /tvklan.al