Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale përshëndeti Kongresin e Partisë Socialdemokrate gjermane të kancelarit Olaf Scholz.
Në reagimin e tij, Rama vlerësoi rolin e kancelarit Scholz në rigjenerimin e procesit të Berlinit.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, unë falenderoj sinqerisht Kancelarin Olaf Scholz për lidershipinin e tij. Rigjenerimi i Procesit të Berlinit është një nga shumë sukseset e mikut dhe aleatit tonë në Berlin. Shqipëria mbetet e përkushtuar në këtë proces dhe në principet e platformës së një niveli të lartë të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, thekson Rama në reagimin e tij.
Klan News