Arsimimi, punësimi apo dhe përjashtimi social janë vetëm disa nga sfidat që përballen vajzat dhe gratë rome në vendin tonë. Megjithatë përfaqësues të kësaj kategorie të shoqërisë shprehen se vitet e fundit është bërë progres, por duhet bërë edhe më shumë.
“Arritëm me një projekt që fëmijët romë dhe egjiptianë në kopësht të shkojnë pa lekë, dhe kjo ishte një kënaqësi shumë e veçantë se fillon integrohet fëmija që në kopësht. Gratë rome po vetëpunësohen.”
“Ende kemi sfida siç janë aksesi në arsim, shëndetësi. Diskriminimi ndaj pakicës rome vazhdon ende. Sigurisht kemi modele pozitive të vajzave dhe grave apo të rinjve që janë arsimuar, por nuk kanë mundur të punësohen.”
Duke marrë shkas nga sfidat e vajzave dhe grave rome, u zhvillua në Tirane “Kongresi i gruas rome” që synon fuqizimin e tyre në shoqërinë shqiptare dhe përfshirjen e tyre në shumë sektorë.
Klan News