Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, u përgjigjet akuzave të Kryeministrit Rama kundër tij, duke thënë se ato janë të pabaza.

Në një letër të hapur drejtuar pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës, ai thotë se “pengesë për kontrollin anti-plagjiaturë të dizertacioneve për fitimin e gradave apo titujve shkencore janë bërë dekanët e Fakulteteve”.

“Dekanët – shprehet Rektori – janë pengesë edhe për Paktin për Universitetin”

Ndërsa për Bibliotekën Elektronike ai bën me përgjegjësi Rrjetin Akademik Shqiptar. Koni thotë gjithashtu se raporti i vitit 2018 i Ministrisë së Arsimit, nuk është realist.

Koni e quan të papranueshëm edhe faktin që Kryeministri takohet me Dekanët për të diskutuar për Universitetin e Tiranës, por jo me të, ndonëse është ai titullari.

Tv Klan