“Nuk ka Asociacion pa kthim të serbëve në institucione”

Një ditë pasi senatorët amerikan kërkuan sërish themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se për këtë çështje nuk duhet të ketë e as nuk ka kushtëzime.

Madje ai e ka cituar në deklaratë të shteteve të QUINT-it, që sipas tij, kanë deklaruar se po u kthyer serbët në institucione nuk ka Asociacion.

“Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë kushtëzime. Vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në vendet në institucione. Të na tregojnë a e kanë ndërruar këtë qëndrim a jo, pyesin edhe ato.”

Ai ka shtuar se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohen në tërsi, duke filluar nga pika dy që të dy shtet i cilëson si të pavarura e sovrane.

Për betimin e kryetarëve në veri ai tha se ata i kanë të drejtat e përgjegjësit e përcaktuar me Kushtetutë dhe nuk mund të tjetërsohen.

Vetëm një nga katër kryetarët e rinjë të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit në katër komunat veriore është betuar, për të tjerët ende nuk është caktuar data.

Tv Klan