Politika e jashtme, Kurti i kërkon takim Thaçit

Politika e jashtme, Kurti i kërkon takim Thaçit

23:00 03/03/2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër Presidentit Hashim Thaçit duke kërkuar të takohet më të ditën e mërkurë. Qëllimi sipas tij është bashkërendimi i qëndrimeve rreth politikës së jashtme.

Në letrën zyrtare shkruhet se dallimet duhet të mbesin brenda vendit e të mos ndikojnë në përfaqësimin e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misioni për 7 ambasadorë të këtij vendi.

Ndër ta është edhe Vlora Çitaku, që mban postin e diplomates në Shtetet e Bashkuara. Kjo e fundit ka reaguar duke thënë se e pranon kërkesën e ministrit, duke shtuar më tej se  nuk do të lejoj që të bëhet mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.

Pak ditë më parë Çitaku u vu në qendër të kritikave për publikimin e nxituar të institucioneve të Kosovës për njohjen e pavarësisë nga Xhamajka.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi