“C’est La Vie” rikthehet këtë të diel në natën e dytë të spektaklit, në ekranin e Televizionit Klan. Një mbrëmje e nisur plot energji dhe emocion, ku personazhet të fushave të ndryshme, të shoqëruar nga artistët profesionistë nisën performimin përpara publikut të zjarrtë.

Nga performancat e para, ajo që ra më në sy ishte Ori Kuçi dhe Anxhela Peristeri, të cilat morën duartrokitje dhe fjalët më pozitive. Juria vlerësoi mbi të gjitha Kuçin, e cila nuk e ka profesion këngën, duke e cilësuar këndimin e saj si shumë të ndjerë.

Prezantuesja simpatike Marina Vjollca madje zbuloi dhe një detaj. Ajo tha se gjatë kohës që po futej në skenë, Ori i kishte sytë e përlotur.

E vetmja kritikë për Këshilltaren për mediat erdhi nga Wheeles, e cila i kërkoi Orit që të mbante sytë hapur, kritikë së cilës ajo iu përgjigj:

“Është një këngë që të përfshin dhe performanca është në ndjenjë”./tvklan.al