Nuk gjej asnjë arsye për të cilën duhet të ndjejnë keqardhje për mua

”. Kaq i mjaftoi Chiara Bordit të merrte guximin të konkurronte në Miss Italia, edhe pse me një protezë në këmbën e majtë.

Sigurisht, që ëndrra e çdo konkurrenteje është të fitojë, por 18-vjeçarja kërkon mbi të gjitha të japë një mesazh.

“Dua t’i tregoj gjithë Italisë, dhe gjithë botës, që nuk duhet të kemi frikë ta tregojmë veten për atë që jemi. Duhet ta përballojmë jetën, sepse pasi ke luftuar ka gjithmonë një shpërblim.”

Dhe në fakt Chiara shpërblimin e saj arriti ta marrë: ajo doli shoqëruesja e tretë e Miss Italia, që u fitua nga 26-vjeçarja Carlotta Maggiorana.

Chiara, e cila e ka humbur njërën këmbë në një aksident rrugor pesë vite më parë është e fejuar me një 26 vjeçar i cili jeton në të njëjtën mënyrë si ajo. Lorenzo Costantini ka humbur gjithashtu njërën këmbë gjatë një aksidenti në punë.

Tv Klan