Një këngëtare nga Gjeorgjia e quajtur Nutsa ka ardhur të konkurrojë në “Këngën Magjike 2021”. Performancën e parë skenike ajo e ka patur në moshën 3-vjeçare.

Suksesi i saj rendit: “Voice of Turkey”, “Your Face Sounds Familiar” dhe “Dancing With the Stars” në Gjeorgji, “All Together Now”, Rusi.  Ajo është fituese e festivalit  “New Wave” në Rusi, duke bashkëpunuar edhe me shtëpinë diskografike Sony.

Albumi i saj “Nutsa22” përmban këngë në gjuhën amtare dhe në anglisht. Single-i i saj “Gvirilebi”, e ka kthyer artisten Nutsa në një sensacion në Gjeorgji. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se cili është objektivi i saj final, Nutsa shprehet se dëshiron ta shohë veten si një këngëtare me famë ndërkombëtare.

Ardit Gjebrea: Nutsa ke kënduar që fare pak muajshe dhe në skenë je ngjitur në moshën 3-vjeçare, shumë suksese ndërkombëtare, cili është objektivi yt final?

Nutsa: Si fillim dua t’ju falenderoj për ftesën, jam shumë e lumtur që jam këtu me ju, po fillova që në moshë të hershme, por objekti im final është një këngëtare ndërkombëtare dhe dua të kem shumë hite dhe dua t’i bëj njerëzit e lumtur dhe t’i jap të gjithë dashurinë dhe energjinë që unë kam sepse mendoj që dashuria është ajo që ka nevojë bota dhe mendoj që mund ta bëj këtë gjë.

Nutsa ka marrë dhe një pyetje nga publiku. Vajza që i ka drejtuar pyetjen ishte e huaj, por që jeton në Shqipëri. Ajo dëshiron të dijë nëse Nutsa ka ndonjë shok zemre dhe nëse po a mërzitet ai kur udhëton aq shumë?

Nutsa: Në fakt unë kisha të dashur, por ne u ndamë dy muaj më parë dhe tani jam e lirë dhe askush nuk është xheloz për mua, jam e lirë, kaq. /tvklan.al