PD proteston para godinës së Bashkisë

Është konstituuar sot Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Kavajës, ku ka bërë betimin kryetari i ri i zgjedhur në 30 Qershor, Redjan Krali. Ceremonia është mbajtur në institucionin e Prefekturës.

Ajo është shoqëruar me një protestë e mbështetësve të Partisë Demokratike.

Isa Sakja, ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës tha se për të kjo është një ditë e zakonshme pune dhe se nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi respekton dekretin e Presidentit që i anuloi ato. Sakja tha se nuk do ta lirojë zyrën pasi për kryetarin e ri kanë votuar vetëm 5% e qytetarëve.

Tv Klan