Këshilli i ri Bashkiak i Bashkisë së Tiranës, dalë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, është konstituar pasditen e kësaj të marte.

Në seancën e parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak u betuan edhe këshilltarët.

Toni Gogu u zgjodh Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës me 51 vota.

Në votimin për Kryetar të Këshillit morën pjesë 53 anëtarë, nga të cilët rezultuan 51 vota të vlefshme./tvklan.al