Qeveria e re, partitë nisin negociatat

Me 116 vota “pro” dhe asnjë “kundër” është konstituuar përbërja e dhjetë parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Seanca konstituive u mbajt nën protokolle të veçanta për shkak të masave mbrojtëse kundër Covid-19. Gjatë hyrjes deputetët janë kontrolluar për temperaturën. Kreu socialdemokrat Zoran Zaev paralajmëroi takime me të gjitha krerët e partive parlamentare shqiptare. Pret që epilogu të përfundojë për 10 deri 15 ditë.

“Falë Zotit, koalicioni i udhëhequr nga LSDM mund të koaliconojë edhe me BDI-në  edhe me Aleancën dhe Alternativën. Varet nga largimi i nacionalizmit, varet nga pjesa për pastrimin e  sistemit të drejtësisë, hetimi i pasurisë të secilit funksionar, aspekti kadrovik”.

Takime me partitë politike parlamentare paralajmëron edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski.

“Në periudhën që po vjen do ti shpeshtojmë takimet me përfaqësuesit e partive  politike që janë pjesë kësaj përbërje të Kuvendit. Unë nuk do ti ndaj vetëm përfaqësuesit e partive  politike shqiptare sepse edhe në koalicionin e Zoran Zaevit ka parti politike që ndoshta do ta pranojnë  programin reformues të VMRO DPMNE-së”. 

Ndërkohë, lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka takuar përfaqësuesin e PDSH-së, parti kjo që në zgjedhjet e 15 Korrikut fitoi 1 deputet. PDSH-ja është dakorduar të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, dhe ne si parti e kemi pranuar ftesën dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëhiqen nga kryetari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Ljupço Nikollovski”.

Presidenti Stevo Pendarovski, konform Kushtetutës dhe Ligjeve në afat prej 10 ditëve duhet të konsultohet me partitë, për të parë se kush ka siguruar shumicën parlamentare dhe të japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Tv Klan