Të konsumosh pije alkolike gjatë dhënies së gjirit mund të reduktojë kapacitetet mendore të foshnjes. Është e ditur që alkooli gjatë shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm për të porsalindurin, por studimi i ri është fokusuar tek pasojat e alkoolit që i mbërrin të vegjëlve nëpërmjet qumështit të nënës.

Kërkimi është publikuar në revistën shkencore Pediatrics dhe është kryer nga studiuesit e Macquaire University në Australi. Ata kanë marrë në shqyrtim rreth 5200 fëmijë, të cilat janë ndjekur që nga viti 2004.

Pas moshës 11 vjeçare këta fëmijë i janë nënshtruar kontrolleve të OBSH për testimin e arsyetimit jo verbal, fjalorin dhe aftësitë mendore.

Rezultoi se fëmijët e nënave që kishin pasur një konsum më të moderuar alkooli gjatë dhënies së gjirit, kishin mangësi kryesisht në arsyetimin jo verbal.

Ndërsa aftësitë mendore mbeteshin më të ulëta deri në moshën 5-6 vjec, por më pas rreth moshës 10-11 fëmijët rekuperonin pikë dhe ishin në të njëjtin nivel me moshatarët e tjerë.

Ndërsa pirja e duhanit nga nëna gjatë shtatzanisë dhe dhënies së gjirit nuk ndikonte në aftësitë mendore, por mund të shkaktonte dëme në organe të tjera të fëmijës.

Klan Plus