Secili nga ne mund të ketë provuar të mbajë dietë, por kur bëhet fjalë për sheqerin nuk dimë se si ta shmangim dhe të mos konsumojmë në sasi të tepruar, ndonjëherë edhe pa e kuptuar.

Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese dhe ushqimet me sheqer shpesh janë ushqimet me më shumë kalori. Rekomandohet kufizimi i sheqerit deri në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat. Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Për të folur më shumë rreth kësaj teme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan dietologia Enkeleda Ferrollari.

“Sheqeri është një nga ato ushqime që na jep shije, por asnjë lloj përbërësi ushqyes, na jep kalori boshe. Sheqeri konsiderohet si vrasësi i heshtur i trurit për shkak të dëmeve që na sjell në organizëm. Sasia e sheqerit e konsumuar mbi rekomandimet ditore sjell pasoja në organizëm, përveç obezitetit sjell rritje të yndyrnave në gjak”,

tha Ferrollari.

/tvklan.al