Të ftuara në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, nutricionistja Albana Daka dhe mjekja endokrinologe Tea Shehu folën sa i takon konsumimit të shtuar të sheqerit, varësisë dhe rreziqet që shkakton në organizmin tonë.

Duke u ndalur më shumë tek pasojat, ekspertët thanë se konsumi i i tepër i sheqernave çon në obezitet, i cili më pas sjell një zinxhir sëmundjesh kronike, si sëmundjet e zemrës, diabetin apo hipertensionin.

“Problematikat fillojnë që në fëmijërinë e hershme. Kur ata ekspozohen nga një stil jete i tillë dhe nëse ekspozohen dhe kanë të gjithë këto problematika, si mbipesha apo kalojnë deri në obezitet. Fillojnë një tendencë në adoleshencë apo në moshën e adultëve të rinj që të kenë një tendencë për rritjen e yndyrave. Padyshim që duhet të jenë një adult me sëmundje kronike, me diabet, me hipertension, me sëmundje të zemrës shumë herët”, tha nutricionistja Albana Daka.

Nga ana tjetër mjekja Tea Shehu u ndal dhe tek një pikë mjaft e rëndësishme që ka të bëjë me infertitetin tek femrat dhe se çfarë ndikimi ka konsumimi i tepër i sheqerit tek kjo dukuri.

“Në moshën riprodhuese tek vajzat insulino-rezistenca qëndron në bazën e patologjisë së varit politistik. Kjo është një patologji të cilën ne e hasim shumë shpesh sot, e cila karakterizohet nga mbipesha dhe obeziteti, nga çrregullime të ciklit, nga qime apo akne të shtuara. Kjo mund të çojë deri në pasojat e infertilitetit, kështu që janë patologji të cilat ne që në moshë të hershme duhet të kujdesemi për t’i parandaluar”, tha mjekja Tea Shehu./tvklan.al