Një prej pijeve më klasike të stinës së ftohtë është çokollata e nxehtë. Sot është shumë e thjeshtë që ta shijosh, mjafton një bustinë apo të ulesh diku.  Por disa shekuj më parë, vetëm të pasurit mund të shijonin çokollatën që ishte vetëm në trajtë të lëngshme.

Fjalët “e nxehtë” dhe “pije” u shtuan kur u shpik çokollata e ngurtë në vitin 1847.

Kakaoja erdhi në Europë përmes Spanjës në vitin 1585 kur spanjollët kolonizua Amerikën dhe një dokument i titulluar “Një trajtesë e çuditshme e natyrës dhe cilësisë së çokollatës” u përkthye nga  origjinali spanjoll dhe u publikua në Angli më 1640.

Dy vite më vonë, botimi i dytë i kapitenit James Wadsworth “Çokollata,  ose një pije indiane” shkruante se çokollata mund të blihej me “çmime të arsyeshme” nga librashitësi John Dakins në Holborn.

Çokollata kishte mbërritur në kryeqytet. Shtëpia e parë e çokollatës që thuhej se drejtohej nga “një francez” u hap në vitin 1657 në Londër.

Popullariteti i kësaj pijeje të re solli një shpërthim të asortimenteve që lidheshin me të. George Garthorne, një farkëtar krijoi tenxheren më të lashtë të dokumentuar të çokollatës ose “chocolatière” në vitin 1685.

Më pas u krijua një mulli çokollate që ishte i nevojshëm për shkak të përqindjes së lartë të gjalpit të kakaos për të bërë përzierjen që nevojitej. Gjithashtu u krijua një përzierës me një bisht të gjatë druri dhe një kokë të dhëmbëzuar.

Çokollatës i shtohej lëkurë qitroje, jasemin, vanilje, myshk dhe qelibar, gjë që e bënte të kushtueshme dhe vendet që e ofronin shpesh aplikonin hyrjen me pagesë.

Sot çokollata mund të gjendet në kuzhinë, por në shekullin XVII duheshin disa dhoma për të. Kuzhina e çokollatës në Hampton Court u ndërtua për Ëilliam III dhe Mary II rreth 1689 dhe dhoma e çokollatës ndodhej e veçuar nga kuzhina e çokollatës.

Ishte një hapësirë e sigurt ku ndodheshin tenxhere të gdhendura çokollate dhe enë të shtrenjta porcelani. Këtu çokollata hidhej në komplete të zbukuruara përpara se t’i servirej mbretit ose mbretëreshës.

Mbreti George I shkoi më tej dhe në 1717 punësoi dikë që t’i përgatiste çokollatën. Ishte një punë e vlerësuar dhe e privilegjuar sepse Thomas Tosier punonte me përbërës të shtrenjtë e ekzotikë dhe mund të hynte në dhomën e gjumit të mbretit për t’i servirur çokollatën e nxehtë çdo mëngjes.

Londinezët nisën të kishin një dhomë të dedikuar për çokollatën në shtëpitë e tyre. Punonjësit duhet të piqnin arrat e kakaos, të merrnin kokrrat, t’i grinin në një lloj paste që më pas vendosej në ca blloqe dhe duhej të maturohej për disa muaj. Këto blloqe shkriheshin me qumësht, ujë ose verë,  ëmbëlsoheshin me sheqer dhe u shtoheshin erëza.

Kjo metodë do të thoshte se nuk ishte një pije e përhapur në masë deri në vitin 1729 kur George II ofroi një patentë nëse dikush do të shpikte një pajisje për të përpunuar çokollatën në një pudër të hollë.

Fituesi ishte Walter Churchman që krijoi një mulli me ujë për të çarë më shumë kokrra kakaoje në të njëjtën kohë. Kompania e tij u zhvendos nga Bristoli në Londër dhe nisi të prodhonte katrorë çokollate që shkriheshin më shpejt.

Biznesi kaloi ndër breza dhe me vitet, një filxhan me çokollatë nuk ishte më vetëm në duart e të londinezëve të pasur ndërsa sot është pija klasike e dimrit./tvklan.al