Çështja nëse mishi i kuq është i mirë apo jo për shëndetin është diskutuar shumë gjithmonë.

Megjithatë, studimet e fundit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i mishit të kuq të papërpunuar dhe djathit mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke përmirësuar shëndetin e zemrës.

Studiuesit nga Universiteti McMaster në Kanada zhvilluan një studim ku përfshiheshin 218,000  persona në 50 vende të botës, duke i ndarë ato në pesë kategori sipas dietave të tyre.

Studimi arriti në përfundimin se konsumimi i një sasie të moderuar të bulmetrave dhe mishit të kuq çdo ditë si pjesë e në diete të ekuilibruar mund të zvogëlojë në mënyrë drastike shanset për një vdekje të zakonshme.

Ekipi studimor prezantoi zbulimet e tyre në Konferencën e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë në Mynih, duke shpjeguar se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për sasinë e karbohidrateve që ato përfshijnë në dietat e tyre.

“Personat që kishin një dietë të pasur me fruta, perime, arra, peshk, produkte qumëshit dhe mish kishin rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjesë së hershme”

, tha Dr Andrew Mente, autori kryesor i studimit.

Megjithatë, konsumimi i një sasie të tepruar të mishit të kuq të përpunuar, mishit të derrit, mund të rritë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve në të ardhmen.

 “Të ushqyerit shëndetshëm do të thotë të kesh një dietë të mirëbalancuar, në vend që të fokusohesh në një element të vetëm”

, tha Mente.

 “Mishi dhe bulmetrat mund të kontribuojnë në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar për sa kohë që merren në sasi të moderuar së bashku me shumë fruta, perime, perime bishtajore dhe arra”

./tvklan.al