Tregtonin në mënyrë të jashtëligjshme produkte me vlerë, akuza e për pastrim parash

Rreth 4 orë ka zgjatur seanca për 12 nga 17 të dyshuarit për kontrabandë të sendeve me vlerë dhe produkteve të luksit. 12 të dyshuarit kanë mohuar akuzat përballë gjykatës dhe kanë kundërshtuar veprën e grupit kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Gjatë seancës ka patur debate mes palëve. Avokatët kanë dhënë argumentat e tyre për të mbrojtur të dyshuarit. Ata pretendojnë se nuk provohen akuzat e ngritura nga SPAK. Gjykata e Posacme ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurimit të dhëna në mungesë për 11 të dyshuarit.

Togat e zeza ndryshuan masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për Dejvi Skenderajn, për shkak se është student dhe ka probleme shëndetësore. Në fuqi u la masa detyrim paraqitje për Blerta Idrizaj, ndërsa e motra Egi Idrizaj u la nën masën “arrest në shtëpi”. 

9 të tjetër do të qëndrojnë nën masën e sigurimit “arrest në burg”, mes tyre edhe çifti i bashkëshortëve Elda dhe Sokol Idrizaj. Ky i fundit ka qenë shofer i Ardi Veliut në kohën kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Hetimi është kryer nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë franceze. Shumë qytetarë francezë kishin rënë pre e grabitjeve të bërë nga shtetas të huaj, mes tyre edhe shqiptarë. Pasi ranë në gjurmët e tyre, autoritetet franceze kërkuan informacion në Shqipëri për personat e dyshuar.

Në këtë çështje janë përfshirë dy krupe kriminale, të cilat i kishin të ndara detyrat. Grupi i parë merrej me grumbullimin e sendeve me vlerë dhe parave të paligjshme në një hotel në Francë dhe bënte nisjen e tyre drejt vendit tonë me anë të kompanive që mere me transport mallarash.

Ndërsa grupi i dytë i sillte në Shqipëri dhe kujdesej që të kalonin pa u zbuluar nga autoritetet dhe pa paguar detyrimet doganore. Ata kishin korruptuar edhe punonjës policie për këtë çështje. Të dyshuar janë 7 efektivë nga radhët e uniformave blu.

Sipas SPAK, shuma në “kash” që ka ardhur në vendin tonë në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e mbi 2 milionë Eurove dhe 35 mijë Frangave. Ndërsa nga transaksionet bankare janë paguar rreth 725 mijë Euro.

Në mënyrë të paligjshme është transportuar nga Franca rreth 3.4 kg flori. Ndërsa në Francë janë arrestuar 13 persona dhe sekuestruar mbi 215 mijë Euro dhe janë bllokuar shumë sende me vlerë.

Klan News