Shkencëtarët: Është përthyer dhe i mbyllur

Në ditën ndërkombëtare të shkencës, një hipotezë e re hidhet mbi universin, duke konsideruar idenë se është i mbyllur. Deri më sot modeli kozmologjik e ka trajtuar atë si të sheshtë e të hapur.

Reagimi i komunitetit shkencor është skeptik dhe kërkohen analizime të reja të mëtejshme për të konfirmuar këtë hipotezë. Sipas autorëve të studimit, përgjigjet duhen kërkuar në mënyrën sesi graviteti përthyen dritën, veçanërisht në efektin e parashikuar nga teoria e Relativitetit të Përgjithshëm të Einstein e quajtur lente gravitacionale.

Sipas saj, një galaktikë e dendur e përthyen dritën që mbërrin nga një tjetër objekt që ndodhet pas saj dhe e amplifikon, duke bërë të mundur që të vrojtohet me mirë.

Këtë gjë autorët e studimit e kanë eksperimentuar dhe sipas tyre të dhënat flasin për një anomali të çuditshme, që nuk konfirmon teorinë e deritanishme të një universi të sheshtë, por mund të jetë fillesa për një fizikë krejtësisht të re, që përmbys atë që njohim aktualisht.

Klan Plus