Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është nënshkruar sot paradite në ambjentet e Ministrisë së Rendit kontrata 5-vjeçare ndërmjet klubit sportiv Dinamo dhe shoqërisë anonime Sula. Ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Rendit me në krye ministrin Spartak Poçi, drejtuesit e klubit sportiv Dinamo dhe të shoqërisë anonime Sula.

Pas autorizmimit nga Ministria e Rendit, klubit sportiv Dinamo për rritjen e nivelit të rezultateve sportive u bashkëpunua me shoqërinë anonime Sula me përfaqësues Besnik Sula dhe pas një pune disa mujore u arrit në përfundimin e kësaj kontrate.

Sipas drejtuesit të klubit sportiv Dinamo Sokol Morina kontrata është shumë e hapur duke respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi. Ndërmjet të tjera në kontratë thuhet se shoqëria anonime Sula do të mbështesë ekipet e futbollit, ekipet e Volejbollit dhe disa sportistë të niveleve të përparësisë në ngritjen e peshave dhe atletikë dhe nuk janë object  kësaj kontrate pronat e klubit sportiv Dinamo./tvklan.al