Përfundimi i kualifikueseve të europianit konsiderohet edhe si përfundim zyrtarisht i kontratës së trajnerit të Kombëtares Edi Reja. Armand Duka dhe tekniku pritet të ulen në bisedime për të ardhmen, por më herët ata nuk kanë ngurruar të konfirmojnë se duan të vazhdojnë bashkëpunimin.

Por ndryshe e mendojnë mediat italiane. Sipas Gazzetta Dello Sport, divorci mes Rejas dhe Kombëtares Shqiptare është i pashmangshëm. Ndërsa Corriere Dello Sport shkruan se reja do të qëndrojë duke iu referuar pikërisht fjalëve të Presidentit Duka në një intervistë për këtë gazetë.

Burime të Televizionit Klan në Federatën e Futbollit thonë se numri një i këtij organizmi e ka bindjen e tij se çdo të ndodhë me pankinën e Kombëtares, por që do të marrë vendimin përfundimtar vetëm pasi të ketë folur me trajnerin dhe projektin për kualifikueset e botërorit.

Tv Klan