Policia ka vënë në pranga dy persona, shtetasit B. A., 32 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas uniformave blu këta persona po transportoheshin mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme dhe pas ndalimit të mjetit tip “Opel” në Fushë- Milot, Kurbin, me drejtues 32 vjeçarin dhe pasagjer 39 vjeçarin, u gjetën një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme.

Në mënyrë për t’i shpëtuar shmangies së mjetit, ata kanë tentuar që t’u japin para nën dorë oficerëve të policisë,  2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”. /tvklan.al