Kontroll në banesën e vëllezërve Kusi

Posta

Kontroll në banesën e vëllezërve Kusi

11:50 06/09/2019

Në arrati pas vrasjes së teknikut të kondicionerit

Një operacion policor është zhvilluar mëngjesin e sotëm në banesat e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Idrit Çelaj.

Burime nga policia e Tiranës thanë se uniformat blu kanë gjetur një pistoletë në një banesë në fshatin Allgjatë.

26-vjeçari Çelaj u vra me plumb në kokë në lokalin e vëllezërve Kusi, teksa ishte duke punuar për sistemin e kondicionerit.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe babanë e vëllezërve Kusi të cilët ndodhen ende në kërkim.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi