Balluku: Prioritet zonat urbane dhe sidomos ato turistike ku fluksi i turistëve është i lartë

Në të gjithë vendin ka nisur aksioni kundër informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Nga Golemi ku inspektoi këtë aksion, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se fokusi do jetë te zonat turistike, ku për shkak të turistëve të shtuar abuzimet janë më të mëdha.

Sipas Ballukut me marrje në kontroll të ndërmarrjeve të ujësjellësit nga shteti po rritet investimi, dhe kjo gjë mund të kthehet edhe në kosto shtesë për qytetarët.

Zv/kryeministrja tha se synimi është që furnizimi me uji të jetë 24 orë pa ndërprerje në të gjitha zonat urbane.

Klan News