Forcat e policisë së Shkodrës dhe të FNSH-së kanë zhvilluar aksione të befasishme në qytetin verior për kapjen e personave të kërkuar apo të atyre që qarkullojnë të armatosur.

Gjatë kontrolleve u arrestua në flagrancë një 39-vjeçar dhe u shoqëruan në komisariat për verifikim 10 persona.

I arrestuari është Blerim Beqiri nga fshati Oblikë i Shkodrës. Ai u kap në një lokal pasi policia i gjetu në trup një pistoletë të mbushur me fishekë në fole. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 370 fishekë luftarakë model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/tvklan.al