Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me radar në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara, të cilat janë rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontrollet në këto akse rrugore janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 30 deri në 50 km/h.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

31 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. /tvklan.al