Disa të shoqëruar, asnjë i ndaluar

Pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, që mbeti plagosur së bashku Pëllumb Muharremin apo i njohur me nofkën Rrumi, si dhe shoferi i tyre Andi Maloku, i cili ndërroi jetë të enjten në Spitalin e Traumës, policia ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, e kryesisht tek personat me precedentë të theksuar kriminal. Uniformat blu kanë përqendruar kërkimet në qytetin e Elbasanit.

Forcat speciale kanë shoqëruar persona me precedent penal në këtë qytet, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Policia ka vazhduar kontrolle edhe në qytetet e Durrësit, Fushë-Krujës, Shkodrës, Vlorës e Lushnjes. Gjatë operacioneve janë kontrolluar disa banesa, por pa rënë ende në gjurmët e ndonjë të dyshuari.

8 ditë nga ngjarja i arrestuar i vetëm vijon të jetë Redjan Rrahja, i cili u la në burg nga Krimet e Rënda ndërkohë që janë administruar dëshmitë e disa personave. Hetuesit dyshojnë se në atentat morën pjesë të paktën 5 persona me role të ndryshme ndërkohë që në sitë në laboratorin shkencor po kalojnë të gjitha provat që u gjetën në automjetin e braktisur të autorëve.

Tv Klan