Forcat e policisë kanë nisur kontrollet në terren për të parandaluar kultivimin e kanabis sativës.

Kështu, kontrollet u fokusuan në zonën e Këlcyrës ku u angazhuan 95 forca policore. Nga ajri monitoruan territorin 3 dronë, dhe nuk u evidentua asnjë rast i kultivimit të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në këtë rast, punonjësit e policisë u kontrolluan për disa orë në këmbë zonat e thella malore të Këlcyrës dhe konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Për këtë rast u arrestua 59-vjeçari me iniciale G.E. nga fshati Mërtinjë. Në pronën e tij u gjetën të kultivuan disa fidanë kanabis.  Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm. /tvklan.al