Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që në klinikat dentare të ushtrohet më shumë kontroll. Specialistët e shëndetësisë në shumë klinika kanë vënë re magësira të shumta dhe kontrollet do të  jenë kryesisht në klinikat private që janë te pa licensuar dhe pa kushtet e përshtatshme për të ushtruar profesionin. Gjendja e aparaturave dhe kushtet e punës do të jenë synimet e kontrollorëve nga ministria. Arsyeja që bëri të formohej ky komision ishte shtimi i shumtë i klinikave dentare ku punojnë dhe persona të cilat nuk kanë patur marrëdhënie profesionale në këtë fushë.

Pamje klinikat dentare, dentiste duke mjekuar pacientë. Pamje Ministria e Shëndetësisë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj