Drejtuesit e mjeteve ndëshkohet për shkelje rrugore, drejtim në gjendje të dehur dhe pa patentë

Policia rrugore ka pezulluar në 24 orët e fundit 105 leje drejtimi, nga këto 79 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 26 për drejtim nën efektin e alkoolit. Gjatë kontrolleve të shtuara përgjatë fundjavës nga njësia operacionale e drejtorisë së policisë rrugore, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për gjendje të dehur dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Sipas të dhënave, zyrtare, janë ndëshkuar me gjobë 1689 shoferë për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Efektivët e policisë do të jenë të planizuar përgjatë ditëve në vijim për të parandaluar që drejtuesit e mjeteve të mos përdorin celularin, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtës.

Sipas policisë, këmbësorët dhe shoferët duhet të tregojnë kujdes maksimal për respektimin e qarkullimit për shkak se trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të festës dhe të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera të vendit.

Klan News