Kontrollet në aeroporte tashmë sipas gjinisë – TV KLAN

Kontrollet në aeroporte tashmë sipas gjinisë

Një Aeroport në Kinë ka sjellë një risi duke krijuar “check-in” vetëm për femrat në përpjekje për të përmirësuar fluksin e udhëtarëve. Aeroporti Wuhan Tianhe, në provincën qëndrore në Hubei, ka prezantuar këtë risi, ku kontrollet bëhen sipas gjinisë.Kjo për shkak se gratë kanë më shumë vonesa gjatë kontrollit të sigurisë, raporton Chutian Metropolis Daily.

Ndarja e “check –in” në aeroport do të shkurtojë kohën e pritjes për udhëtarët meshkuj dhe grave do t’u japë gjithashtu më shumë intimitet, nëse atyre do u kërkohet të heqin këpucët, veshjet apo aksesorë të tjerë.

Aeroportet në Pekin, Shenzhen dhe Kunming kohët e fundit kanë miratuar masa të ngjashme. Sipas zyrtarëve, linjat e reja të ndara kanë përmirësuar efikasitetin me 25%.

Shërbimi vetëm për femra ka bërë bujë në Kinë kohët e fundit. Javën e kaluar u vu në dispozicion autobusi vetëm për gra në Zhengzhou, me synimin e mbrojtjes së tyre nga ngacmimet seksuale, pavarësisht se kjo shkaktoi reagime në opinionin publik, pasi disa e konsideruan si diskriminim./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione