Armë dhe granata janë zbuluar nga Policia e Krujës në fshatin Shkretë gjatë kontrolleve të territorit kundër kultivimit të kanabisit.

Në banesën e Mehmet Sallakut, i cili është arrestuar, u gjetën 1 kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg kanabis.

Policia ka identifikuar edhe 3 persona të tjerë si autorë të kultivimit të lëndës narkotike pranë banesës së të arrestuarit. Saba Sallaku 22 vjeç, Andon Sallaku 20 vjeç dhe Ali Sallaku 41 vjeç, të tre banues të fshatit Shkretë, janë shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.  

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.  /tvklan.al