Skandali me plagjiaturat e disa kandidatëve që garojnë  për pozicione drejtuese në universitet publike është ngritur si shqetësim edhe nga Sindikata e Pedagogëve.

Sandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Pedagogëve: Problemi është se këtu bëhet me anë të një vetdeklarimi, pra vetëdeklaron që ti je komfort rregullave në fuqi sa i përket antiplagjiaturës apo të drejtës së pasurisë intelektuale e shumë të tjera. Ato duhet të ndiqen rast pas rasti që kush ka shkelur ligjin, se ai ka nënshkruar një deklaratë. Deklaratë quhet falsifikimi i formularëve nesër, pasnesër, falsifikimi I formularëve dënohet me ligj. Që të marrësh përsipër të drejtosh universitetin ndërkohë që je afektuar nga problematika të tilla siç është plagjiatura, këtu pastaj duhet të ndërhyjë legjislacioni. Nëse vërtetohet që ata janë në kushtet e plagjiaturës në marrjen e doktoraturës, në mbrojtjen e doktoraturës apo në tekstin e doktoraturës absolutisht që duhet të duhet të tërhiqet, është çështje morale.

Fakti se në shumicën e universiteteve dhe fakulteteve ka nga një kandidat, kjo sipas kryetarit të Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi  tregon se universitet janë në agoni dhe nuk prodhojnë garë idesh.

Sandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Pedagogëve: Që një fillim të fushatës madje para fushatës ne bëmë thirrje që të ketë sa më shumë kandidatë, po ashtu bëmë thirrje për garë të ndershme, garë të hapur larg nepotizmave apo këtyre grupimeve të sëmura, por de facto situate tregon që universitet janë në një lloj letargjie, nëse ti nuk ke një konkurrent nuk ke me kë të krahasohesh gjatë punës tënde. Zakonisht mungesa e konkurrentëve ka qenë në mandatin e dytë . Tani kemi mungesë të konkurrentëve që në mandatin e parë, këtu ekzistoni nocioni që ta bëjmë senatin dhe të kemi vetëm njerëzit tanë, nuk e kuptojnë atë nevojën për debat edhe në senat.   

Klan News