Vizita në Prishtinë e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i hapi rrugë propozimit për kthimin e Portit të Durrësit në portën e vetme të kontrollit doganor për sipërmarrjen kosovare.

Ky propozim ka gjetur dakordësinë e dy ministrave, që shprehën vullnetin për të lehtësuar edhe më tej barrierat doganore dhe rritur shkëmbimin tregëtar.

Ky takim i paraprin mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, më 3 Qershor, ku dhe do të nënshkruhen marrëveshjet përkatëse.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Ministri Ahmetaj u prit edhe nga Presidenti Hashim Thaçi.

Tv Klan