Balluku: Ngelja e 24% të rasteve tregon seriozitet

Vetëm në muajin Qershor kur dhe rinisi kontrolli teknik i makinave, tanimë jo përmes koncesionarit, por si një shërbim publik, 24 përqind e afro 30 mijë makinave që kanë kryer kolaudimin nuk kanë mundur ta ka kalojnë atë për shkak të problemeve të automjeteve të tyre.

Por sipas Drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor, fakti që tani ky shërbim kryhet vetëm një herë në 2 vite nuk do të thotë se automjetet që nuk janë brenda parametrave të kërkuara vazhdojnë të qarkullojnë duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe atë ambientale.

Ministrja Balluku që inspektoi një nga 2 pikat e kontrollit teknik në Tiranë dhe Drejtori Gonxhe sigurojnë se me investimet që po kryhen për sistemet e kontrollit të automjeteve po minimizohen dhe rastet e  abuzimeve dhe mitmarrjes.

Tv Klan