Nëse ju ka ardhur një njoftim i tillë në Facebook, llogaria juaj është sulmuar nga hakerat. Informacionet tuaja personale, përfshirë edhe fjalëkalimin e llogarisë suaj në disa raste, janë grabitur.

Ishte vetë gjiganti i rrjeteve sociale që njoftoi sulmin piraterik përmes këtij njoftimi. Hakerimi i informacioneve private është kryer në mënyrë të çrregullt, në mbarë botën, përfshirë edhe ato të shqiptarëve. Sipas informacionit të Facebook, janë grabitur të dhënat lidhur me emrin, datëlindjen, besimin fetar, vendin e punës, vendndodhjen etj.

Më shumë se 30 milionë llogari janë sulmuar nga hakerat në sulmin e fundit, njoftoi rrjeti i themeluar nga Mark Zuckerberg.

Sulmi piraterik ndaj Facebook vjen pak muaj pas skandalit më të madh në të cilin u përfshi gjiganti i rrjeteve sociale, ku ishin përdorur informacione personale të mbi 80 milionë llogarive nga kompania Kembrixh Analitika, e cila pranoi se ishte kontraktuar nga Rusia për të influencuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Mark Zuckerberg raportoi përpara Senatit Amerikan lidhur me këtë skandal, ndërsa titujt e Facebook në bursë morën pikiatën.

Tv Klan