Andel Tebicka, një prej kontrollorëve të trafikut ajror të Albcontrol ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” këtë të mërkurë se policia ka filluar arrestimin e kolegëve të tij. Ai u shpreh se një prej kontrollorëve është thirrur nga policia në Tiranë. Ndërkohë edhe tek ai vetë pohoi se kanë shkuar për presion.

Andel Trebicka: Tani jam në aeroport. Para se të flas me ju, dua t’i them Lolës (Flora Ndreca) që të bëhet gati se do ta arrestojë policia. Kanë filluar po arrestojnë kolegët një nga një. Këtu tek ne kanë ardhur për presion. Një tjetër e kanë thirrur në Tiranë. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, grusht shteti, që po na kërcënon, sikur është Erdogani. Thuajani atij zv/ministrit që është aty, me çfarë të drejtë po i arreston njerëzit ai?

Etien Xhafaj: Po i arrestoj unë? Po ju nuk jeni doganierë more zotëri. Ju jeni kontrollorë ajrorë. Largimi juaj nga puna në orar të punës përbën rrezik të sigurisë kombëtare zotëri. Përplasen avionë.

Andel Trebicka: I them Lolës që fëmijën e vogël ta sigurojë diku sepse do ta marrë policia kur të dalë nga studioja juaj.

Fluturimet në aeroportin e Rinasit janë bllokuar pa patur një afat të përcaktuar. vonesë.Shkak është bërë lënia e punës nga 60 kontrollorë të trafikut ajror në Shqipëri, të punësuar pranë Albcontrol, të cilët kryejnë shërbimin e sinjalizuesit për navigimin ajror dhe ulje-ngritjen e avionëve./tvklan.al