Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri u diskutua në lidhje me marrëveshjen midis dy shteteve përsa i përket mbrojtjes së fëmijëve të braktisur.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka theksuar se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet koordinimi ndërinstitucional për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, bashkimi i fëmijëve me familjet biologjike, kujdesi i ndërsjelltë nëpërmjet shërbimeve sociale për fëmijët e braktisur dhe operimi përmes standardeve të unifikuara mes insitucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ogerta Manastirliu: Kjo marrëveshje synon koordinimin ndërinstitucional për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, bashkimin e fëmijëve me familjet biologjike, kujdesin e ndërsjelltë nëpërmjet shërbimeve sociale për fëmijëve të braktisur dhe operimin përmes standardeve të unifikuara mes insitucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbrojtja e ndërsjelltë përmes programeve do të sigurojë dhe më shumë shërbime sociale për fëmijët në të dy vendet.

Bashkëpunimi i përbashkët për të standardizuar të gjitha këto procedura përsa i përket shkëmbimit të përvojës lidhur me menaxhimin dhe trajtimin e rasteve për mbrojte të fëmijëve në të dy anët e kufirit./tvklan.al