Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 4 persona, 3 shqiptarë dhe 1 italian për kultivim droge. Mësohet se ata e rrisnin drogën në një banesë në Brozolo të Torinos.

Policia gjeti gjithsej 600 rrënjë të gjata deri në 1.5 metra të gjata. Grupi i shqiptarëve ishte përgatitur shumë mirë pasi kishte të gjithë infrastrukturën moderne për të rritur drogën.

Llamba ultraviolet, impiante aspirimi, kondicionerë dhe materiale për përgatitjen e drogës u gjetën në banesë. Autoritetet kanë konstatuar se grupi i kriminelëve vidhnin edhe energjinë elektrike.

Mediat nuk i bëjnë të ditura shifrat, por shprehen se grupi do të arrinte fitime shumë të larta nëse droga do të dilte në treg./tvklan.al