“Kopshti 41” në kryeqytet do të jetë gati këtë Shtator. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi këtë të shtunë punimet dhe tha se kopshtit të ri po i shtohen hapësira me kënde lojërash dhe terrene për zhdervjelltësimin e fëmijëve.
“Angazhimi ynë do të jetë që edhe në kopshtet ekzistuese të bëjmë këto ndërhyrje, por ama, edhe në shkollat e reja të fusim gjithmonë konceptin e parashkollorit apo të një kopshti me një hyrje të veçantë, për të maksimizuar një ndërtesën, e cila ndërtohet një herë e mirë, por mund të ketë disa funksione me dalje e hyrje të ndryshme.”
Kopshti po ndërtohet me mbështetjen e Bashkimit Europian. Menjëherë pas tij sipas Veliajt do nisë puna për ndërtimin e të tjera intitucioneve arsimore.
“Me të mbaruar këtë kopësht, do të fillojmë lotin tjetër, që është loti tek ‘Astiri’ dhe te ‘Liqeni i Thatë’. Kemi edhe dy shkolla të fundit të Njësisë 2 në Sauk. Tani që janë liruar terrenet. edhe tek ‘Spitali i Arabit’, por edhe oborri i ‘Akademisë së Policisë’, do të fillojmë edhe aty me dy institucione të reja dhe le të themi që për 2-3 dekadat e ardhshme kemi mbyllur gjithë detyrimet për Njësinë 2.”
Kryebashkiaku ftoi prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet, kopshtet, shkollat që i përkasin zonës së tyre, pasi ato sipas tij po ndërtohen të gjitha me të njëjtin standard.
Tv Klan