Luani konsiderohet si Mbreti i Xhunglës, por kjo padyshim nuk vlen për në Shqipëri.

Mjafton të shikosh fotografinë e këtij luani për të kuptuar përse këtë të martë, në mediat ndërkombëtare i bëhet jehonë gjendjes skandaloze në të cilën ndodhen kafshët e kopshtit zoologjik në Fier.

Në një shkrim të publikuar nga e përditshmja britanike “DailyMail“, por edhe në disa media të tjera të huaja, janë publikuar këto imazhe të bëra në Kopshtin Zoologjik Safari, që ndodhet në Fier.

Që në nisje të shkrimi të saj, e përditshmja britanike tregon për kushtet skandaloze të tij kopshti.

“Autoriteteve shqiptare u bëhet thirrje që të marrin masa ndaj një “park safari nga ferri”, pas disa fotografive të reja që tregojnë kushtet shokuese në këtë kopsht. Imazhet u kapën në Kopshtin Zoologjik Safari në Fier dhe tregojnë një luan të paushqyer, thatim e që shfaqet me një sy të dëmtuar e të pa trajtuar. Kafshët e tjera, përfshirë një zebër, një ujk të dobët dhe disa drerë, shfaqen të mbyllur në kafaze të shkreta prej betoni, në një park zoologjik privat”.

Sipas “DailyMail”, imazhet u realizuan nga një fotograf anonim, qëllimi i të cilit ishte që të ekspozonte kushtet në këtë kopsht.

Vetë fotografi tregoi se veterinerët që e kanë vizituar këtë park makabër thonë se janë përballur me një panoramë të tmerrshme, me një ndër vendet me kushtet më skandaloze të mbajtjes së kafshëve. Sipas tyre, ato mbahen në kafaze prej betoni, aspak higjienike dhe pa shumë mundësi lëvizjeje.

“Kafshët vuajnë nga një gamë problemesh fizike dhe psikologjike, shkaktuar nga kushtet skandaloze, kujdesi veterinar i pa përshtatshëm dhe mungesa e një diete të pa përshtatshme

“, shkruan më tej “DailyMail”.

Fotografi zbuloi gjithashtu se përveç kafshëve që shihen në imazhe, në këtë kopsht zoologjik ka edhe një ari, majmunë, ashtu sikurse edhe 3 luanë të rritur, që thuhet se janë atje qëkur lindën.

Ato besohet se janë në mesin e 14 këlyshëve të luanëve që kanë lindur në këtë kopsht zoologjik. Pjesa tjetër besohet se kanë ngordhur, janë shitur, ose u janë dhënë si dhuratë miqve të pronarit.

Organizata ndërkombëtare e mirëqenies së kafshëve

Four Paws

, e cila është aktive në Shqipëri gjatë viteve të fundit, e cilësoi situatën në këtë kopsht zoologjik “

absolutisht të papranueshme

“.

“Kushtet në Safari Park Zoo as që i afrohen atyre normale, në veçanti për shkak të kafshëve të shumta të egra si luanë e arinj, të cilët duhen mbajtur në kushte specifike mjedisore dhe dietë të caktuar”,

tha Ioanna Dungler, drejtuesja e departamentit për kafshët e egra në

Four Paws

.

“Ndikimi në shëndetin mendor e fizik që ka mbajtja e këtyre kafshëve të shkreta në një mjedis kaq të egër, mund të shihen qartë në secilin prej tyre. Nëse nuk bëhet diçka sa më parë të jetë e mundur, këto kafshë do të vazhdojnë të vuajnë dhe me gjasë do të vdesin në kushte të papërshkrueshme”, 

tha ajo më tej.

//tvklan.al