Disa lloje koralesh i rezistojnë rritjes së temperaturave. Janë zbuluar disa specie në Oqeanin Paqësor që duket se përshtaten me ngrohtësinë e ujit dhe rrjedhimisht ngjyra e tyre nuk zbehet.

Një nga efektet më të mëdha të rritjes dhe ndryshimit të temperaturave si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi koralet është pikërisht shkatërrimi i tyre dhe zbehja e ngjyrës, ose zbardhimi.

Deri më sot, barriera e madhe koralore e Australisë si pasojë e ndryshimeve klimatike ka humbur rreth 50 % të sipërfaqes së saj. Mirëpo, sipas Global Change Biology, disa korale, Antozoi, që populllojnë ujërat në pjesën lindore të Paqësorit, nuk ndikohen nga temperatura e lartë.

Studimi që është kryer ka zgjatur 44 vjet, dhe kërkuesit thonë se ka patur momente kur këto barriera koralore janë ndikuar nga fenomene të tjera natyrore si stuhi apo tornado etj.

Por kanë patur aftësinë të përshtaten dhe mbi të gjitha kanë një aftësi shumë të lartë e të shpejtë  të riprodhimit, duke jetuar në simbiozë edhe me disa lloje algash. Pikërisht edhe rezistenca e algave është faktor mjaft i rëndësishëm, pasi simbioza reziston falë faktit që askush nga dy speciet nuk preket.

Klan Plus