Magjia e serenatave mbushi qytetin korçar me tingujt e mandolinave dhe zërat e atyre që e mbajtën gjallë ndër vite këtë thesar të identitetit kulturor.

Festivali i Serenatave çeli siparin mbrëmjen e së premtes në ambientet e Muzeut Arkeologjik, për të vazhduar në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku u krijua një atmosferë e veçantë pjesë e të cilës u bënë edhe qytetarët dhe vizitorët e shumtë.

Serenatat e vjetra korçare, të papërpunuara, por edhe krijime të reja, u sollën nga serenatistët e njohur korçarë.

Vazhdimësia e traditës nga të rinjtë, i ka pasuruar serenatat me elementë të rinj, por duke ruajtur origjinalitetin, si krijime shpirtërore me të cilat gjithkush ka të lidhur momente të veçanta të jetës së tij.

Bashkia synon ta kthejë Festivalin e Serenatës në një event të përvitshëm, që do të pasurojë ofertën turistike kulturore të Korçës.

Nata e dytë të Festivalit të Serenatës do të sjllë repertorin e pasur të Korit Lira, por edhe këngëtarët më të njohur korçarë.

Tv Klan